52 ditë në grevë urie, terroristi krijon debate të fuqishme në Greqi

Bota

52 ditë në grevë urie, terroristi krijon debate të fuqishme

Në ditën e 52-të të grevës së urisë të krye ekzekutorit të organizatës terroriste “17 Nëntori”, çështja e Dhimitris Koufontinas ka ndarë në dy pjesë opinionin publik, ndërsa ka marrë edhe dimensione politike në Greqi.Nga njëra anë kreu i opozitës, Aleksis Tsipras i ka bërë thirrje qeverisë të ndryshojë qëndrimin ndaj kërkesave të të burgosurit në fjalë, për të mos u bërë Greqia vendi i parë europian ku do te vdesë dikush nga greva e urisë.

Nga ana tjetër, kryeministri Mitsotakis thekson në deklaratën e tij të fundit se nuk duhet askush të kërkojë ndryshimin e ligjit për një terrorist si Koufontina.

Dy ditë më parë mbi 2.0000 qytetarë kanë “përmbytur” me postime llogaritë në “Facebook” të presidentes greke dhe kryeministrit duke kërkuar të marrin një vendim për të shpëtuar jetën e tij.

Ndërkohë që zhvillohen çdo ditë protesta nga qindra njerëz që kërkojnë që drejtësia dhe qeveria të pranojnë kërkesën e terroristit per t’u zhvendosur në burgun e Korridhalose, të afërmit e viktimave te tij kërkojnë nga mbështetësit, që ta bindin të mos vazhdojë grevën e urisë dhe shumë të tjerë kanë qëndrim të kundërt.

Dhimitris Koufontinas ka hyrë në grevë pas një vendimi në dhjetorin e kaluar sipas të cilit të dënuarit për terrorizëm ndaloheshin të mbaheshin në një burg rural. Ai beson se qëllimi i ligjit ishte vetëm ai, pasi ishte i vetmi në një burg rural në Volos dhe brenda pak ditësh u transferua në Dhomoko.

ME TE LEXUARAT