108 raste me tuberkuloz brenda gjashtë muajve në Kosovë

Kosovë&Rajon

108 raste me tuberkuloz brenda gjashtë muajve në Kosovë

10 raste me tuberkulozë janë hospitalizuar dhe po trajtohen aktualisht në Klinikën e Pulmologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Derisa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë paraqitur 108 raste me tuberkulozë në këtë klinikë, numër ky i njëjtë me po këtë periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i Pulmologjisë, Musa Hoxha në një intervistë për KosovaPress thotë se deri në qershor të këtij viti janë paraqitur 84 raste me tuberkuloz pulmonare, 20 me ekstrapulmonare dhe 4 të tjera me atë latete.

"Sa i përket numrit të rasteve të reja me tuberkuloz të cilat janë mjekuar në Klinikën e Pulmologjisë, pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, kemi pasur 84 raste tuberkuloz pulmonare, 20 raste me tuberkuloz ekstrapulmonare dhe 4 raste tuberkuloz latete.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të gjitha bëjnë diku si shifër rreth 108 raste. Edhe në vitin 2023 (gjashtëmujorin e parë, koincidon që të jetë po i njëjti numër, vetëm që dallon në aspektin e tuberkulozës pulmonare kanë qenë 92 raste, 12 raste tuberkuloz ekstrapulmonare dhe 4 raste latete, por që gjithsej bëjnë po i njëjti numër 108 raste”, thotë Hoxha.

Hoxha potencon se në Klinikën e Pulmologjisë aktualisht po trajtohen 10 raste me antituberkularë.

Ndër të tjera, për KosovaPress Hoxha thekson se Klinika e Pulmologjisë viteve të fundit ka probleme me numrin e vogël të shtretërve.

Po ashtu, ai e shpreh si të nevojshme rritjen e numrit të infermierëve për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve. Tuberkulozi është një sëmundje infektive kronike, që prek kryesisht mushkëritë.

Agjenti shkaktar i tij, mykobakteri i tuberkulozit, ose bacili Koh, transmetohet nga spërklat e pështymës ose të gëlbazës, kur personi i infektuar flet, teshtin ose kollitet. 

ME TE LEXUARAT