" Autoritetet të tërhiqen menjëherë!", tensionet në veri të Kosovës, reagojnë vendet e QUINT-it

Kosovë&Rajon

" Autoritetet të tërhiqen menjëherë!", tensionet

Shtetet e QUINT-it (SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia) dënojnë “vendimet e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve tona për përmbajtje”.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të tërhiqen menjëherë dhe t’i ulin tensionet, si dhe të koordinohen me EULEX-in dhe KFOR-in. Ne i dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan”, thuhet në njoftimin e shteteve të QUINT-it.

Gjithashtu, ato kanë shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e Serbisë “për ta rritur nivelin e gatishmërisë së forcave të armatosura në kufi me Kosovën, dhe u bëjmë thirrje palëve për përmbajtje maksimale dhe që të shmangin retorikën nxitëse”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të premten, më 26 maj, kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, me asistimin e Policisë së Kosovës u vendosën në zyrat e tyre në objektet komunale. Një ditë më parë, ata u betuan në shkolla e ndërtesa të tjera publike të këtyre komunave, për shkaqe sigurie.

Grupe të banorëve vendas në këto komuna të banuara me shumicë serbe, kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë dhe dogjën disa makina.

Për shkak të zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë në nivelin më të lartë./REL

 

ME TE LEXUARAT