ZYRTARE/ Rusia shpall aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, Putin: Kjo është zgjedhja përfundimtare...

Bota

ZYRTARE/ Rusia shpall aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, Putin: Kjo

Vladimir Putin ka shpallur zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës në një ceremoni në Moskë.

“Njerëzit kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kjo është zgjedhja përfundimtare”. 

Aneksimi i provincave lindore dhe jugore nga Rusia vjen pas asaj që Ukraina dhe vendet perëndimore thanë se ishin vota të rreme të organizuara me armë në zonat e pushtuara nga Rusia në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Territori që kontrollon Rusia arrin në më shumë se 90,000 km katrorë, ose rreth 15% e sipërfaqes totale të Ukrainës – e barabartë me madhësinë e Hungarisë ose Portugalisë.

Në shkurt, Putin njohu pavarësinë e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut.

ME TE LEXUARAT