Zelensky: Vlerësoj gatishmërinë e Finlandës për tu anëtarësuar në NATO

Bota

Zelensky: Vlerësoj gatishmërinë e Finlandës për tu

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur sot se e vlerëson gatishmërinë e Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n, pasi udhëheqësit e vendit njoftuan zyrtarisht mbështetjen e tyre për t'u bashkuar me aleancën ushtarake.

Zelensky zhvilloi një telefonatë me presidentin finlandez Sauli Niinisto. 

"Lavdëroj gatishmërinë e Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO. Ne diskutuam gjithashtu integrimin evropian të Ukrainës dhe ndërveprimin e mbrojtjes Ukrainë-Finlandë," shtoi Zelensky.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg është shprehur sot se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të forcënte aleancën por dhe vetë Finlandën.

"Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ata do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO dhe procesi i anëtarësimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë. Finlanda është një nga partnerët më të ngushtë të NATO-s, një demokraci e pjekur, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe një kontribues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike”, thotë Stoltenberg.

A do të ketë një luftë pa fund që nuk mund të fitohet në Evropë? Ky është skenari të cilit i druhen dhe për të cilin po përgatiten udhëheqësit e NATO-s, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë tashmë në muajin e tretë, po jep pak shenja se do të ketë një fitore vendimtare ushtarake nga secila nga palët dhe nuk duket të ketë zgjidhje në horizont

ME TE LEXUARAT