Zelensky: Çdo pjesë e vendit do i mbetet Ukrainës

Bota

Zelensky: Çdo pjesë e vendit do i mbetet Ukrainës

Pasi Vladimir Putin njoftoi aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë, ka reaguar menjëherë presidenti ukrainas Volodymir Zelensky i cili ka njoftuar se tashmë vendi i tij do të aplikojë për një anëtarësim të shpejtë në NATO.

Ai tregoi edhe dokumentin e firmosur për nisjen e procedurave të përshpejtuara.

Zelensky tha se çdo pjesë e vendit do i mbetet Ukrainës ndërsa iu përgjigj edhe ftesës së Putin për bisedime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot Ukraina po paraqet aplikimin e saj për tu bashkuar me aleancën Veri-Atlantike. Është e qartë se është  pamundur që ne të dialogojmë me Presidentin Putin.”

Edhe komuniteti ndërkombëtar ka reagur ashpër ndaj Moskës.

27 vendet anëtare të Bashkimit Europian përmes një deklarate thane se nuk i njohin referendumet për aneksimin e territoreve.

Ndërsa Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel paralajmëroi sanksione të reja ndaj Moskës.

“Bashkimi Europian pa mëdyshje hedh poshtë këto aneksime të paligjshme dhe nuk do t’i njoh ato kurrë, siç nuk njohu aneksimin e Krimesë në vitin 2014.’’

Sanksione të reja ndaj Rusisë paralajmëroi edhe Presidenti Amerikan Joe Biden që dënoi përpjekjet e Moskës për marrjen e territoreve ukrainase.

ME TE LEXUARAT