Zbulohet varreza masive në spitalin “Al Shifa”, Netanyahu: Ushtria jonë më e moralshmja

Bota

Zbulohet varreza masive në spitalin “Al Shifa”, Netanyahu:

Një zonë vdekje! Kështu e përshkruan Organizata Botërore e Shëndetësisë, spitalin e Al Shifës në qytetin e Gazës pas një vizite në kompleks.

Një ekip i përbashkët i OKB, i drejtuar nga OBSH inspektoi spitalin për një orë pas pushtimit dhe evakuimit të tij nga ushtria izraelite. Ekipi tha se kishte parë prova të bombardimeve dhe të shtënave me armë dhe se kishte dëshmuar një varrezë masive në hyrje të spitalit. Sipas tyre 80 trupa gjendeshin atje.

Pas evakuimit të urdhëruar nga ushtria e Tel Avivit, 300 pacientë të sëmurë rëndë mbeten në atë që më parë ishte spitali më i madh dhe modern i Gazës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

OBSH tha se po përpiqej të mundësonte zhvendosjen urgjente të pacientëve të mbetur dhe përsëriti thirrjen për armëpushim, por kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se lufta do të vazhdojë deri në fund, ndërsa e cilëson ushtrinë e vet si më të moralshmen në botë.

Sakaq, Shtëpia e Bardhë ju përgjigj raportimit të Uashington Post, sipas të cilës Izraeli, Hamasi dhe SHBA, ishin pranë një ujdie që do të mundësonte lirimin e grave dhe fëmijëve të marrë peng nga Hamasi në këmbim të 5 ditëve armëpushim.

Një zëdhënës tha se një marrëveshje e tillë nuk ishte arritur ende por se po punohej fort për këtë. Mbi 12 300 vetë janë vrarë në Gaza që prej 7 tetorit sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, ndërsa të paktën 2 mijë të tjerë besohet të jenë nën rrënoja.

 

ME TE LEXUARAT