Zbulohet nëndetësja “fantazmë”, gjenden dy trupa të vdekur dhe kokainë me vlerë mbi 87 mln dollarë

Bota

Zbulohet nëndetësja “fantazmë”, gjenden dy trupa

Marina Kolumbiane u përball me një pamje të tmerrshme, pasi zbuloi një nëndetëse “fantazmë”, brenda së cilës u gjetën dy trupa të pajetë, dy të mbijetuar por në gjendje jo të mirë shëndetësore, si dhe kokainë me vlerë më shumë se 87.7 milionë dollarë.

Zyrtarët vlerësuan se kishte më shumë se 2.6 tonë kokainë në nëndetësen 49 metra të gjatë që u gjet duke lundruar në Oqeanin Paqësor të dielën.

“Personeli ushtarak gjeti dy individë në kushte të këqija shëndetësore në pjesën e jashtme të anijes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me sa duket, ka pasur një aksident brenda nëndetëses për shkak të gjenerimit të gazrave toksikë nga karburanti”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kolumbisë.

Zyrtarët publikuan gjithashtu një video të momentit kur oficerët hipën në anijen pjesërisht të zhytur në ujë dhe vendosën dhjetëra tulla me kokainë të gjetur brenda.

Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe origjinën e kokainës.

ME TE LEXUARAT