Zarf me plumba në shtëpi, kërcënohet me jetë kryeministri dhe ministri slloven

Bota
Zarf me plumba në shtëpi, kërcënohet me jetë

Kryeministri slloven, Janez Jansha ma marrë një zarf me të cilin ai dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje. Po e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Matej Tonin, ministrin e Mbrojtjes dhe një partner të koalicionit në qeverinë e Janshës, njoftuan mediat sllovene.

Sipas televizionit “Slovenska”, kryeministri slloven ka marrë kërcënime me vdekje në një zarf që i është dërguar në adresën e tij private, gjë që është konfirmuar nga zyra e kryeministrit. Policia po e heton rastin.

Lajmi është publikuar fillimisht nga portali Siol.nez dhe televizioni Nova24.tv, media e afërt me qeverinë e Janshës dhe është transmetuar nga media të tjera sllovene.

Mediat raportuan se Jansha dhe Tonin morën letra në adresat e tyre të premten që përmbanin kërcënime me vdekje dhe në të cilat kishte “municion të një kalibri më të madh” dhe se anëtarët e familjes së Janshës janë kërcënuar gjithashtu.

ME TE LEXUARAT