Vuçiç ndan mendjen: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë

Bota

Vuçiç ndan mendjen: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk ka ndërmed që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht kërkesave dhe ankesave të perëndimit.

Vuçiç ndodhet bashkë me liderët e tjerë të botës në Neë York, duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë ai tha se pret “leksione” nga Perëndimi për vendosje të sanksioneve kundër Rusisë, për luftën në Ukrainë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 “Do t’i dëgjoj me kujdes dhe do t’iu them se unë e udhëheq Serbinë si president dhe për aq sa të mundemi, do të udhëheqim me këtë politikë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç u shpreh i bindur se se do të vijojë të ndjekë të njëtën politike dhe se sipas tij, Serbia ka vepruar me përgjegjësi për një vit e shtatë muaj.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit që nuk ka vendosur edhe asnjë sanksion ndaj Rusisë.

ME TE LEXUARAT