Vrau pronarin e tij, njihuni me gjelin vrasës

Bota

Vrau pronarin e tij, njihuni me gjelin vrasës 

Kishim dëgjuar për çdo gjë, por për një gjel vrarsës jo. Bëhet fjalë për Gjeli Raga, i cili ka vrarë pronarin e tij. Mediat e huaja shkruajnë se gjeli në fjalë kishte të lidhur një thikë rreth këmbës gjatë luftërave ilegale të gjelave në jug të Indisë.

Gjeli e ka therë pronarin e tij, teksa gjeli po tentonte të arratisej. Burri vdiq rrugës për në spital. Policia lokale është vënë në kërkim të 15 personave, që dyshohen se janë të përfshirë në këtë ngjarje që ka ndodhur në fshatin Lotunur në Telengan të Indisë.

Ata kanë bërë të ditur se gjeli ka qenë i gatshëm për luftë kur tentoi të arratiset. Nga dëshira e madhe për ta rikthyer në garë, pronari e kapi për ta futur në “ring”. I njëjti përfundoi i therur me thikën mbi 7 centimetra të gjatë që e kishte gjeli të lidhur në këmbë.

ME TE LEXUARAT