Vrau gruan dhe shkoi të pinte kafe, 'zbërthehet' i moshuari: Më tradhtoi dhe e qëllova

Bota

Vrau gruan dhe shkoi të pinte kafe, 'zbërthehet' i moshuari:

Ka dalë para Gjykatës, autori i dyshuar i vrasjes së 43-vjeçares në Greqi. 71-vjeçari i cili u arrestua në Keratsini nga efektivët e Drejtorisë së Sigurisë së Pireut, pasditen e së martës, ka rrëfyer vrasjen e partneres së tij 43-vjeçare në Salaminë.

 Siç ka thënë ai në polici, ka vrarë 43-vjeçaren për shkak të xhelozisë. “Ajo kishte një lidhje me dikë tjetër. E mora vesh, u çmenda dhe vendosa ta vrisja”, mësohet të ketë thënë ai në polici.

Kur u pyet pse ai nuk zgjodhi ta linte në vend që të kryente vrasje, burri u përgjigj ” pse duhet ta lë atë ?”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 Një element shtesë që vërteton se sa i pamëshirshëm ishte 71-vjeçari që qëlloi dhe vrau partneren e tij 43-vjeçare në Salamis mëngjesin e së martës ka dalë në dritë.

 Sipas videos, pak pas vrasjes , 71-vjeçari ka shkuar për kafe me miqtë e tij!

 Që në momentin e parë të arrestimit, 71-vjeçari, i cili është shofer autobusi shkolle dhe ka qenë në lidhje me viktimën prej shtatë vitesh, nuk ka shfaqur asnjë gjurmë pendimi për aktin e tij të rëndë.

 

ME TE LEXUARAT