Vrau aksidentalisht kineasten gjatë xhirimeve, aktori merr vendimin drastik

Bota

Vrau aksidentalisht kineasten gjatë xhirimeve, aktori merr vendimin drastik

Një incident i rëndë ndodhi gjatë xhirimeve të filmit "Rust", ku aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste e plagosi regjisorin. Incidenti ndodhi në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, ku Baldwin luan rolin kryesor në një Western të shekullit të 19-të.

“Kineastja Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan kur një armë zjarri u shkrep nga Alec Baldwin”, tha sherifi në Santa Fe në një deklaratë.

Mediat e huaja kanë shkruar se aktori ka anuluar projektet e reja.“Kështu ai i trajton kohët e vështira. Sa herë që ndodh diçka e keqe, në një afat të shkurtër, ai largohet nga sytë e publikut. Ai ishte i pangushëllueshëm për orë të tëra pas të shtënave. Të gjithë e dinë se ky ishte një aksident, por ai është absolutisht i shkatërruar”, janë shprehur burime për “People”.

Më herët, aktori reagoi duke shprehur se nuk kishte fjalë që e përshkruante këtë ngjarje të rëndë.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht.

Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna-n.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT