Vrasja që tronditi Greqinë, prindërit e Caroline hakmerren ndaj ish-dhëndrit
Vrasja e Caroline Crouchs në Greqi, nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos ka marrë sërish vëmendjen e mediave greke.
Këtë herë bëhet fjalë për vajzën e tyre Lydia, e cila do të ndryshojë mbiemrin, sipas njoftimit të gjyshit të saj David Crouch.
“Do të ishte e papranueshme që Lydia të mbante mbiemrin e njeriut që vrau nënën e saj”, tha babai i Caroline në një deklaratë mediat greke, duke shtuar se vajza e vogël do të marrë mbiemrin e nënës së saj ose atë të burrit të tezes.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Lidya patjetër do të ndryshojë mbiemrin e saj. Gjithmonë ka qenë synimi im për të ndryshuar emrin e saj nga babai i saj i lindjes që nga ajo ditë në qershor 2021 kur ai u arrestua në shërbimin përkujtimor të vajzës sime dhe u bë e qartë se ai e kishte vrarë atë. Ligji në Greqi është i qartë për arsyet e mundshme pse një person mund të ndryshojë emrin e tij. Nuk është vendosur ende nëse ajo do të marrë emrin e nënës apo burrit të motrës. Do të ishte e papranueshme që Lydia të mbante mbiemrin e njeriut që vrau nënën e saj. Caroline kishte shtetësi britanike dhe filipinase. Lydia do të mund të aplikojë për dyshtetësi dhe kur të ketë pasaportën e saj do të mund të udhëtojë më lehtë”, tha më tej David Crouchs.