Vrasja e 20-vjeçares nga i shoqi, komentuesi vë në siklet moderatorin grek: Si ndiheni që përmendët shqiptarët?

Bota

Vrasja e 20-vjeçares nga i shoqi, komentuesi vë në siklet

Ngjarja tragjike që ndodhi në Greqi pak më shumë se një muaj më parë është zbardhur plotësisht.

Tashmë u vërtetua që 20-vjeçarja Caroline, nuk u vra nga grabitësit që u supozua që hynë për të grabitur shtëpinë e tyre në Glyka Nera, por nga bashkëshorti i saj, piloti 33-vjeçar. Ky i fundit inskenoi të gjithë krimin, e madje, deklaroi se kishte dëgjuar se një nga grabitësit kishte folur shqip.

Sakaq, për këtë fakt, komentuesit kanë sulmuar analistët televizivë, të cilët sistematikisht kishin akuzuar bandën shqiptarë në lidhje me krimin.

“Si ndiheni tani ju gazetarët që deklaronit se ata që hynë në shtëpinë e çiftit ishin shqiptarë?”

Drejtuesi i programit ndërkohë ka kthyer këtë përgjigje:

“Nuk e thamë ne këtë gjë. Kjo ishte dëshmia e pilotit në polici, që kishte thënë se tre personat që i hynë në shtëpi flisnin shqip. Këto nuk i nxorëm ne nga barku jonë, por i ka thënë bashkëshorti i 20-vjeçares”.

Kujtojmë se disa ditë më parë, policia greke mendonte se autorët ishin shqiptarë, rumunë, apo gjeorgjianë, e për këtë gjë kërkoi nga ambasadat e këtyre vendeve që të ndihmojnë në dhënien e informacioneve.

E vërteta u mësua vetëm një ditë më parë, pas 8 orë rrëfimesh në polici të pilotit, i cili tregoi me detaje se si e kishte vrarë të renë, në sytë e fëmijës së tyre 12-muajshe.

ME TE LEXUARAT