VIDEO/ Si në filma! Grabitësi i drejton armën për ta trembur, 80 vjeçari e qëllon me shotgan

Bota

VIDEO/ Si në filma! Grabitësi i drejton armën për ta

Një ngjarje që jemi mësuar ta shohim vetëm në filma ka ndodhur në Californi të SHBA-së ku një i moshuar që punonte si shitës, por ishte dhe pronar i dyqanit ka qëlluar me shotgan një të ri që hyri brenda për të vjedhur nën kërcënim e armës.

80 vjeçari e kishte pikasur që jashtë grabitësin që po afrohej drejt dyqanit të tij me armë në dorë, ndërsa bëri gati armën dhe e qëlloi në krah sapo ai hyri brenda dhe drejtoi armën ndaj tij duke e kërcënuar.

"E dija që ishte nisur drejt meje dhe nuk kisha pse të prisja për më shumë. Ai ishte i armatosur kështu që qëllova.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Bëra atë që duhet të bëja. Mbrojta biznesin tim, klientët, veten time," deklaroi i moshuari.

Ndërkohë i riu u plagos në krah me vetëm një të shtënë, ndërsa në videon e publikuar nga CNN dëgjohen ulërimat e tij, ndërsa largohet me vrap.

 

ME TE LEXUARAT