VIDEO- Ngacmoi live gazetaren spanjolle, arrestohet autori

Bota

VIDEO- Ngacmoi live gazetaren spanjolle, arrestohet autori
Një burrë është arrestuar në Madrid pasi ka sulmuar seksualisht gazetaren e kanalit televiziv spanjoll Cuatro, Isa Balado , teksa ajo raportonte drejtpërdrejt detaje për një grabitje të fundit, raportojnë mediat e huaja.

Burri iu afrua dhe i preku të pasmet. Gazetarja, pasi e largoi, tentoi të vazhdonte rrëfimin e saj, por një koleg nga studioja e ndërpreu për ta pyetur se çfarë kishte ndodhur: “Më falni që ju ndërpreva, Isa, por të preku?”.

Drejtuesi i studios shpjegoi se kishte lajmëruar policinë. Menjëherë më pas, Policia Kombëtare njoftoi se kishte ndaluar personin dhe kishte publikuar pamjet e arrestimit.

ME TE LEXUARAT