Video/ Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në PE

Bota

Video/ Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon

Një veprim i pazakontë ka ndodhur gjatë një seance plenare në Parlamentin Europian, ku një eurodeputet sllovak ka nxjerrë nga çanta një pëllumb të bardhë dhe e ka lëshuar për të fluturuar në sallë si simbol i paqes në botë. Ai tha se dëshironte paqe mes rusëve dhe ukrainasve dhe në të gjithë vendet e botës po ashtu.

“Unë do të doja ta liroj këtë pëllumb si një simbol të paqes, për të simbolizuar se Evropa ka nevojë për paqe. Le ta lëmë këtë pëllumb të na bashkojë të gjithëve,” tha Miroslav Radacovsky.

Ky veprim ndryshe nga sa mendonte eurodeputeti sllovak, shkaktoi reagime të ashpra nga kolegët e tij të pranishëm në sallë të cilët e akuzuan se kishte përdorur një shpend për të shprehur një pikë politike në kundërshtim me rregullat e parlamentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ai përdori një shpend, të fshehur në çantën e tij si një objekt i thjeshtë, vetëm për të bërë një deklaratë paqeje sot. Çfarë do të bëni për ta rikthyer këtë kafshë, zotëri? Ku është mirëqenia e kafshëve në gjestin e këtij folësi? Unë e shoh këtë absolutisht të papranueshme”, tha eurodeputeti Roose.

Jan-Christoph Oetjen, një nënkryetar i parlamentit, tha se incidenti do t’i raportohet presidentit të dhomës, duke shtuar: “Shpresojmë që kafsha të jetë mirë”.

ME TE LEXUARAT