Video e re e atentatit ndaj Trump: Qytetarët e panë 20-vjeçarin të pozicionohej për të qëlluar 

Bota

Video e re e atentatit ndaj Trump: Qytetarët e panë 20-vjeçarin
Një video e re e momenteve para atentatit ndaj Donald Trump ka dalë në dritë, duke ngritur pikëpyetje të reja në lidhje me boshllëqet e sigurisë që lejuan të ndodhte incidenti.

Në video shihet se qytetarët kanë parë 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks teksa është ngjitur në çatinë nga ku ka qëlluar drejt ish-presidentit amerikan.

“Ai po ngjitet në çati, e shihni? A është shtrirë?”, “ta shohim, është shtrirë” dëgjohen të thonë qytetarët. “Policia këtu, është dikush në çati”, bërtet dikush me uniformë.

Sipas Associated Press, një oficer i policisë lokale u ngjit në çati dhe pa Crooks që i drejtoi pushkën. Më pas, sipas të njëjtave burime, oficeri u tërhoq dhed Crooks qëlloi në sekondat e ardhshme drejt Trump.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të njëjtën kohë, një përfaqësues i Shërbimit Sekret që foli për New York Times fajësoi policinë lokale për të shtënat. Sipas Anthony Giulemi, 20-vjeçari ishte jashtë perimetrit i ruajtur nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Sipas tij, Shërbimi Sekret ishte përgjegjës për sigurinë në vendin e tubimit të Trump, ndërsa policia lokale në Pensilvani kishte për detyrë të siguronte zonën jashtë vendit.

Megjithatë, sipas New York Post, banorët vendas thanë se ata nuk u vizituan nga askush me uniformë as para dhe as gjatë tubimit të Trump.

ME TE LEXUARAT