Vdekja e vëllait të deputetes në aksidentin tragjik, avokati akuzon ish-partneren

Bota

Vdekja e vëllait të deputetes në aksidentin tragjik, avokati

George Monoggiou, vëllai i deputetes greke u shua një natë më parë në një aksident rrugor pas “Ferrari” me të cilin po udhëtonte u përplas me një pemë dhe shpërtheu në flakë.

Mediat greke bëjnë me dije se avokati i tij Alexis Kougias ka kërkuar hetim për shkaqet e këtij aksidenti duke iu referuar një mosmarrëveshje që biznesmeni kishte me ish-partneren dhe nënën e fëmijës së tij.

Sipas avokatit, biznesmeni kishte pasur konflikte me ish të dashurën e tij, ndërsa sot do të bënte një ankesë në gjykatë pas padisë së kishte ngritur kjo e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


Hetuesit do të këqyrin kamerat e sigurisë në rrugën ku viktima bëri kilometrat e fundit për të kuptuar lëvizjet e automjetit para se të përplasej me pemën.

George kishte pasur një lidhje jashtë martesore me ish-partneren me të cilën kishte edhe një fëmijë.

Tashmë hetuesit presin edhe përmirësimin e gjendjes së partneres aktuale të viktimës me të cilën ai kishte edhe një fëmijë disa muajsh. Kjo e fundit ndodhej bashkë me të në makinë në momentin e aksidentit por arriti të dalë para se automjeti të përfshihej nga flakët. 

ME TE LEXUARAT