Varianti britanik po bën kërdinë në Greqi, rritet numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-i

Bota

Varianti britanik  po bën kërdinë në Greqi, rritet numri i

Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve ditorë me Covid në Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 301 raste të reja dhe kanë humbur jetën 41 persona. Shifra e lartë e numrit të infektuarve lidhet me qarkullimin e variantit britanik të koronavirusit. 

Autoritete shëndetësore bëjnë me dije se në orët e fundit, janë kryer 53,109 teste (molekulare dhe të shpejta), ndërsa pozitiviteti arrin në 4,33% (nga 3,95% dje).

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 203,978, mes të cilëve kanë humbur jetën  6,664 persona.

ME TE LEXUARAT