Vala e të nxehtit prek Australinë, temperatura shkon në 50 gradë në hije

Bota

Vala e të nxehtit prek Australinë, temperatura shkon në 50

Autoritetet australiane kanë raportuar se temperaturat të enjten kanë arritur në 50.7 gradë Celsius, duke barazuar rekordin e vitit 1962.

Kjo temperaturë e lartë është raportuar në Onslou të Australisë Perëndimore, ndërsa rekordi i viteve më parë ishte regjistruar në jug të Australisë. Onslou dhe rajonet përreth, mund të regjistrojnë temperatura rekorde sërish, pasi moti pritet të jetë edhe më i nxehtë të premten.

Australia Perëndimore është përballur me zjarre të mëdha muajin e kaluar. Si pasojë janë djegur mbi 6,000 hektarë tokë dhe shumë persona janë evakuuar nga banesat e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përveç Onslout, edhe qytezat e tjera si, Mardi dhe Robërn, kanë regjistruar temperatura mbi 50 gradë Celsius të enjten. Valët e nxehtësisë janë duke u bërë gjithmonë e më ekstreme, për shkak të ndryshimeve klimatike, të nxitura nga njeriu. Bota është ngrohur me 1.2 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale dhe temperaturat pritet të rriten përsëri, nëse vendet më të fuqishme të botës nuk do marrin masa për të ndalur rritjen e temperaturës globale.

ME TE LEXUARAT