Vajza humb jetën në operacion, 50 familjarë sulmojnë mjekët në Itali
Lajmifundit
/
7 Shtator 2024, 17:54
Bota
Familjarët e një VAJZE 23-vjeçare që ndërroi jetë në spital në Itali sulmuan mjekët, pasi e afërmja e tyre nuk arriti t’i mbijetojë operacionit kirurgjikal.
Sipas mediave rreth 50 persona, të afërm e miq të së ndjerës, filluan të dhunojnë mjekët me grushte dhe shqelma, duke i detyruar ata të izolohen në një dhomë, në pamje që janë bërë virale.
Një kirurg u godit disa herë me grusht në fytyrë, duke pësuar plagë dhe mavijosje, ndërsa një mjek tjetër thuhet se ka thyer dorën.
E reja ishte mbajtur nën mbikëqyrjen intensive të mjekëve që nga muaji qershor, pas një aksidenti automobilistik.