Ushtria në gadishmëri, alarm për bombë në të gjitha shkollat e kryeqytetit

Bota

Ushtria në gadishmëri, alarm për bombë në të

Policia në kryeqytetin ukrainas të Kievit këtë të premte ka thënë se ka marrë njoftimin për bomba në të gjithë shkollat e mesme të qytetit.


“Policia e Kievit mori informacion për një kërcënim me bombë në të gjitha shkollat të mesme në Kiev,” ndau administrata ushtarake e Kievit në Telegram.

Mediat e huaja shkruajnë se pas verifikimeve mund të nisin edhe evakuimet në këto shkolla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

“Vendimi për evakuimin e fëmijëve dhe mësuesve nga ambientet do të merret në mënyrë plotësuese nga administrata e institucioneve arsimore dhe policia”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq kujtojmë se sot është dita e parë e kthimit për nxënësit e shkollave ukrainase pasi ata fillojnë një vit të ri akademik.

ME TE LEXUARAT