Ushtria e SHBA godet me avion ushtarak "balonën spiune" kineze

Bota

Ushtria e SHBA godet me avion ushtarak "balonën spiune" kineze

Ushtria amerikane rrëzoi balonen kineze te spiunazhit e cila ditet e fundit kishte levizur mbi SHBA.

Administrata e Biden konfirmoi rrëzimin mbremjen e te shtunes.

Goditja mesohet se eshte bere me ne avion ushtarak amerikan teksa balona ndodhej ne zonen e Karolines se Jugut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, thotë se SHBA “do të kujdesej” për balonën kineze të dyshuar si “spiune”, që ka fluturuar në të gjithë SHBA ditët e fundit.

Incidenti futi ne krize mardheniet diplomatike mes SHBA dhe Kines pas akuzave dhe dyshimeve per spiunazh.

Kina këmbënguli se balona është thjesht një aeroplan civil i i përdorur kryesisht për kërkime meteorologjike, i cili ka dalë jashtë kursit për shkak të erërave dhe ka vetëm aftësi të kufizuara "vetëdrejtuese".

Shtetet e Bashkuara mendojne ndryshe se ehet fjale per një balonë spiune kineze. Prania e saj e shtyu Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të anulonte një udhëtim në fundjavë në Kinë që kishte për qëllim uljen e tensioneve që tashmë ishin të larta midis vendeve.

Pentagoni thotë se balona, e cila mban sensorë dhe pajisje vëzhgimi, është i manovrueshme dhe ka treguar se mund të ndryshojë kursin.

Ajo ka levizur mbi zonat e ndjeshme të Montanës ku janë vendosur koka bërthamore, duke e bërë ushtrinë të ndërmarrë veprime për ta parandaluar atë nga mbledhja e inteligjencës./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT