"Unë do sjell paqe në botë...", Trump telefonon Zelenskyn

Bota

"Unë do sjell paqe në botë...", Trump telefonon

Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump, njoftoi se ka pasur një "telefonatë të shkëlqyer" me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten.

Gjate bisedes, Trump ka premtuar se do t'i japë fund luftës në Ukrainë para se të marrë detyrën në janar nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit.

"Si presidenti i ardhshëm do të sjell paqe në botë dhe do t'i jap fund luftës që ka kushtuar shumë jetë njerëzore dhe shkatërroi shumë familje të pafajshme”.- mesohet se i tha Trump, Zelenskyt gjatë telefonatës, të cilën e ka shpjeguar në rrjetet sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ai më përgëzoi për konventën e republikanëve dhe që mora nominimin për tu bërë kandidati Republikan.

Ai dënoi atentatin e tmerrshëm të së shtunës së kaluar. Unë e vlerësoj që më keni kontaktuar, sepse, si presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, unë do të sjell paqe në botë.

Të dyja palët do të bashkohen dhe do të negociojnë një marrëveshje që do t'i japë fund dhunës dhe do të hapë rrugën për prosperitet."- shkruan Trump.

ME TE LEXUARAT