U sulmua nga qentë pitbull, humb jetën fëmija 1 vjeç në Itali
Një fëmijë në moshën 1 vjeçare ka vdekur si pasojë e një sulmi nga dy qen pitbull në Salerno, në jug të Italisë. Sipas raportimit të mediave italiane, fëmija 13-muajsh nuk ka mundur që ti rezistojë plagëve të marra nga kafshimet vrastare të qenve, ndërsa bëhet e ditur se ai ka qenë në krahët e një të afërmeje, në momentin kur kishte ndodhur sulmi nga qentë e tërbuar.
Mësohet se qentë ishin në pronësi të një miku të familjes, sipas tezes së fëmijës, e cila ka folur për mediat italiane, teksa shtojnë se edhe të afërm të tjerë ishin lënduar derisa po përpiqeshin ta shpëtonin të miturin e lënduar.
Autoritetet vendase kanë marrë në pyetje pronarin e qenve pitbull, ndërsa po mundohen që të zbardhin ngjarjen për të kuptuar se përse qentë nuk ishin nën mbikëqyrje të tij, pasi ato kishin ikur nga tarraca ku zakonisht mbaheshin.