U përplasën nga treni teksa po kalonin shinat, vdesin 4 persona në Spanjë

Bota

U përplasën nga treni teksa po kalonin shinat, vdesin 4 persona

Katër persona kanë humbur jetën një ditë më parë pasi u goditën nga një lokomotivë pranë Barcelonës teksa po kalonin shinat hekurudhore.

 

Aksidenti ndodhi rreth 20:22 në Montmelo afër kryeqytetit katalanas, kur shtatë persona po kalonin shinat në një vend të ndaluar, raporton Reuters.

Tre persona ndërruan jetë në vendngjarje dhe një i katërt vdiq në spital pasi pësoi një arrest kardio-respirator, sipas Reuters.


Tre të tjerë ndodhen në spital duke marrë ndihmën mjekësore.

ME TE LEXUARAT