U drejtua nga Shqipëria, mediat britanike zbulojnë skandalin në mbledhjen e OKB: Liderët u argëtuan me prostituta
Shqipëria drejtoi ditën e djeshme mbledhjen e Këshillit të sigurimit të OKB-së në Nju Jork.
Por teksa gjatë mbledhjes gjithçka shkoi mirë, një skandal ka përfshirë eventin për shkak të disa akuzave të ngritura ndaj liderëve që morën pjesë.
Sipas mediave britanike, liderët e globit kanë kaluar natën duke festuar me prostituta luksi, në suita të shtrenjta hotelesh.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas medias britanike, prostituta luksi nga Europa dhe Amerika kanë ‘pushtuar’ këto ditë qytetin e Nju Jorkut, duke ofruar çmime shërbimi nga 3 mijë deri në 5 mijë dollar për të ‘argëtuar’ liderët, nëpër suita hotelesh të shtrenjta pasi nuk i fusin dot nëpër ambasada apo godina të tjera.
Raportohet se një suitë VIP po kushton deri në 100 mijë dollar këto ditë, e cila merret ne qira për një natë apo disa orë në varësi të marrëveshjes që ka klienti VIP me prostitutën VIP.