"U ble 6 muaj më parë"..., hetuesit zbulojnë ku e mori armën atentatori i Donald Trump

Bota

"U ble 6 muaj më parë"..., hetuesit zbulojnë ku e mori

Zyrtarët e zbatimit të ligjit besojnë se arma e përdorur për të qëlluar ndaj Donald Trump është blerë nga babai i 20-vjecarit Thomas Crook, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Duke folur në kushte anonimiteti, dy oficerë i thanë AP se babai i Crooks kishte blerë një armë të paktën gjashtë muaj më parë.

Agjentët federalë nuk kanë bërë të ditur motivin e sulmit, por autoritetet po e trajtojnë të shtënat si një "tentativë për vrasje".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

CBS, ka marrë një deklaratë nga shkolla ku mesoi personi i armatosur Thomas Crooks.

"U ble 6 muaj më parë"..., hetuesit zbulojnë ku e mori

“Distrikti i Shkollës Bethel Park mund të konfirmojë se sulmuesi i dyshuar në atentatin e 13 korrikut 2024 ndaj ish-presidentit Donald J Trump është i diplomuar në shkollën e mesme Bethel Park”, thuhet në deklaratë.

“Thomas Matthew Crooks u diplomua në Bethel Park High me klasën e vitit 2022.

"Distrikti shkollor dëshiron të shprehë urimet e sinqerta për një shërim të shpejtë dhe të plotë për zotin Trump dhe për ata që ishin të pranishëm në ngjarjen e së shtunës, të cilët mund të jenë dëmtuar fizikisht ose ndikuar emocionalisht nga këto ngjarje tragjike.", theksoi shkolla.

Nderkohe babai i 20 vjecarit, ka thene me heret se po pret qe policia ti tregoje "cfare dreqin po ndodh" me djalin e tij duke refuzuar te komentoje me tej derisa te kete nje informacion te plote.

Zona ku banonte 20-vjecari autor i ngjarjes eshte mbajtur nen rrethim nga policia dhe autoritetet amerikane nje dite pas ngjarjes se rende te sulmit ndaj Donald Trump.

ME TE LEXUARAT