U arrestua në Dubai, 'bossi' i drogës ofron ishullin në këmbim të uljes së dënimit

Bota

U arrestua në Dubai, 'bossi' i drogës ofron ishullin në

Një ish-trafikant droge i ka dorëzuar autoriteteve italiane një ishull artificial që zotëron në brigjet e Dubait me shpresën për ulje dënimi.

Njoftimi u bë gjatë gjyqit në Napoli të hënën, ku përfshiheshin rreth 20 të pandehur, duke përfshirë Raffaele Imperiale, me nofkën “bosi Van Gogh”, një trafikant ndërkombëtar droge për Camorra, mafian napolitane.

Imperiale, i cili kishte qenë në arrati për pesë vjet, u arrestua në Dubai në gusht 2021 dhe u ekstradua në Itali në mars 2022. Sipas hetuesve, Imperiale bleu ishullin, të quajtur Tajvan, gjatë kohës që ishte fshehur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vlera e ishullit vlerësohet në 60-80 milionë euro dhe është pjesë e një arkipelagu artificial në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe të quajtur “Bota” dhe i formuar si një hartë e globit.

Imperiale, i cili përballet me një dënim me 14 vjet e 10 muaj burg, po përpiqet të tregojë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet me shpresën për të marrë ulje të dënimit.

Autoritetet italiane e konsiderojnë grupin e Imperiale si një nga 50 kartelet më të mëdha të drogës në botë.

 

ME TE LEXUARAT