Turistët anglezë në shënjestër, pushuesi vdes nga dhuna barbare e rojeve të sigurisë
Lajmi që një pushues anglez është rrahur për vdekje në Qipro, mbrëmjen e kaluar, ka alarmuar pushuesit, sipas të cilëve rrojet e sigurisë përdorin postin e tyre dhe dhunojnë pushuesit, ku targeti kryesor janë pushuesit anglez.
Huseyin Mavideniz, 29-vjec, ka ndërruar jetë pasi është sulmuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes, jasht një klubi nate në Qipro.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas raportimeve, ai është goditur disa herë në kokë nga rojet e sigurisë.
Turisti britanik është dërguar menjëhrë në spital por ai është shpallur i vdekur para se të mbërrinte.
Kjo tragjedi vjen vetëm pak kohë pasi një tjetër turist anglez është rrahur keq nga rojet e sigurisë në ishullin grek, Zakynthos.
Video që qarkulloi në mediat online, tregojnë se si James 18-vjec, goditet pa mëshirë në fytyrë dhe trup nga disa roje të sigurisë.