Trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani

Bota

Trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani

Mbi 2000 trupa që u vendosën në Kazakistan për shkak të trazirave në vend, kanë filluar të tërhiqen. Protestat që zgjatën për disa ditë filluan për shkak të rritjes së çmimit të energjisë duke u shndërruar në protesta të dhunshme dhe shkaktuan dhjetra viktima.

Në një ceremoni që shënon fundin e misionit të CSTO-së, shihen ushtarët e rreshtuar ndërsa dëgjohen himnet e secilit prej gjashtë vendeve anëtare të CSTO-së.

“Operacioni paqeruajtës ka përfunduar  dhe detyrat janë përmbushur,” tha gjenerali rus Andrei Serdyukov, komandanti i kontingjentit të CSTO.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev tha të mërkurën se forcat ruse dhe aleate “luajtën një rol shumë të rëndësishëm në stabilizimin e situatës në vend” gjatë vizitës së tij të parë në qytetin kryesor të vendit, Almaty.

Qendra financiare prej 1.8 milionë banorësh u shkatërrua gjatë konflikteve  midis forcave të sigurisë dhe kundërshtarëve të qeverisë.

ME TE LEXUARAT