Trump sulmon Biden: Muaji i parë në detyrë, katastrofë

Bota

Trump sulmon Biden: Muaji i parë në detyrë, katastrofë

Ish-presidentit Donald Trump nuk i “del e keqja” me Joe Biden ndaj të cilit humbi në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit dhe për këtë motiv ka nisur një fushatë të re sulmesh ndaj tij.

Mediat amerikane kanë zbuluar pjesëza të fjalimit që Trump pritet të mbajë në konventën e konservatorëve në Orlando këtë të diel.

Pasi e akuzon për vjedhje të votave dhe manipulim të zgjedhjeve, Donald Trump shprehet se muaji i parë në detyrë i Joe Biden ishte një katastrofë e vërtetë. Ai e sulmon kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe për disa çështje të tjera, si emigracionin dhe naftësjellësin Keystone.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, në fjalimin e tij, Trump mohon zërat se do të krijojë një parti të re. “Nuk do të ketë parti të reja, nuk do të ndajmë pushtetin dhe forcat tona. Ne do të jemi më të fortë dhe më të bashkuar se përpara”, pritet të thotë Trump

ME TE LEXUARAT