Trump flet për herë të parë pas atentatit: Supozohej të mos isha këtu, por të kisha vdekur

Bota

Trump flet për herë të parë pas atentatit: Supozohej të

Donald Trump ka dhënë intervistën e parë pas tentativës për vrasje në mitingun në Pensilvani. Ai ndau “përvojën surreale” që desh i mori jetën gjatë një interviste në bordin e avionit të tij privat rrugës për në Milwaukee ku do të mbahet konventa e republikanëve.

“Doktori në spital tha se ai kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ai e quajti një mrekulli. Unë nuk supozohet të jem këtu, supozohet të kem vdekur”, tha Trump.

“Nëse do të isha kthyer vetëm pak, do të goditesha në pjesën e pasme të trurit. Nëse do të isha kthyer nga ana tjetër, do të kishte kaluar drejt e në kafkë. Shanset që unë të bëja një kthesë perfekte ishin ndoshta një e dhjeta e 1%, kështu që nuk duhet të jem këtu”, shtoi ai .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej Trump përgëzoi edhe agjentët e Shërbimit Sekret për punën e tyre, ndërsa theksoi se, para këtyre ngjarjeve kishte planifikuar një fjalim shumë agresiv, shkruan New York Post.

“Mendoj se do të ishte shumë keq nëse do të filloja të them se sa të këqij dhe të korruptuar janë të gjithë, edhe nëse është e vërtetë. Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur (përfshirë atentatin) do të kisha pasur një fjalim që do të ishte shumë i ashpër. Tani do të kem një fjalim që do të jetë më unifikues”, shtoi Trump.

ME TE LEXUARAT