Tronditet Gjermania/ Sulm me thikë në një tren, dy të vdekur e disa të plagosur

Bota

Tronditet Gjermania/ Sulm me thikë në një tren, dy të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani.

Një sulm me thikë i ndodhur brenda një treni që lidh Kielin me Hamburgun, ka tronditur qytetarët.

 Ngjarja ka ndodhur kur treni RE7 ka qenë duke lëvizur përgjatë qytetit të vogël Brokstedt dhe për një moment shpërtheu paniku mes udhëtarëve, pasi një pasagjer me thikë në dorë nisi t’i godiste.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nga incidenti në trenin ekspres rajonal mbetën të plagosur të paktën pesë persona dhe dy të tjerë ndërruan jetë në vend sipas një zëdhënësi të policisë federale.

Një tjetër person nga të plagosurit ndodhet aktualisht në rrezik për jetën, ndërsa policia ka mundur të vërë në pranga autorin e ngjarjes.

I dyshuari kishte lëndime në duart e tij kur u arrestua dhe sipas policisë ai ia kishte shkaktuar vetes.

Aktualisht autori ndodhet në spital duke u ruajtur nga policia. Sipas informacioneve të BILD, autori mësohet të jetë shtetas sirian, ndërsa sipas zëdhënëses së Ministrisë së Brendshme mosha nuk lexohej në lejen e qëndrimit të përkohshme që kishte me vete, pasi Karta ishte e lyer me gjak.

Sakaq, mediat raportojnë se nëntë ambulanca, tre mjekë të urgjencës dhe një helikopter shpëtimi nga Hamburgu u vunë në veprim për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Ministrja e Brendshme e Schlesëig-Holstein, Sabine Sütterlin-Waack (CDU), gjithashtu konfirmoi incidentin.

“Për mua është e qartë se akti i tmerrshëm është kundër gjithë njerëzimit. I uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Jam rrugës për në vendin e krimit”, tha Sütterlin-Waack.

Për shkak të operacionit policor në shkallë të gjerë të shkaktuar në stacion, pati anulime të trenave.

Rruga midis Brokstedt dhe Wrist është mbyllur, ndërsa linjat RE 7 dhe RE 70 si dhe trafiku në distanca të gjata janë prekur gjithashtu.

 

ME TE LEXUARAT