Tregon nëse je vaksinuar për COVID, BE prezanton “Kalimin Jeshil Dixhital”

Bota

Tregon nëse je vaksinuar për COVID, BE prezanton “Kalimin

Bashkimi Europian do të bëjë realitet propozimin për “certifikatat e imunitetit”. Njoftimi erdhi nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Këtë muaj do të prezantojmë një propozim legjislativ për ‘Kalimin Jeshil Digjital’”, shkruan ajo në Twitter. Von der Leyen shton se synimi është të tregohen prova që një person është vaksinuar ndaj Covid-19, rezultatet e testeve për ata që nuk janë imunizuar si dhe informacion për shërimin nga infektimi.

Presidentja e KE-së sqaroi se “Kalimi Jeshil Digjital” do të lehtësojë jetët e europianëve dhe se kjo metodë respekton plotësisht sigurinë dhe privatësinë e të dhënave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Synimi është që të garantohet lëvizja e lirë e qytetarëve brenda bllokut por edhe jashtë, gjithashtu edhe të shpëtohet sezoni turistik, tek i cili varen ekonomi të disa vendeve anëtare.

ME TE LEXUARAT