Tragjike! Vdes në gjumë gjatë udhëtimit me avion (DETAJE)

Bota

Tragjike! Vdes në gjumë gjatë udhëtimit me avion (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, ku gjatë udhëtimit me avion një grua ka ndërruar jetë në gjumë dhe askush nuk e kishte kuptuar këtë, ndërsa fëmijët e saj kishin qenë të ulur pranë nënës së tyre.

Helen Rhodes, vdiq papritur teksa po kthehej për në Mbretërinë e Bashkuar me burrin e saj Simon, djalin dhe vajzën e tyre më 5 gusht, pasi kishte jetuar në Hong Kong për 15 vite.

Disa orë pas fluturimit, ajo u gjet e papërgjegjshme dhe nuk po zgjohej. Besohet se ajo ka ndërruar jetë në gjumë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupi i saj u la në vendin e saj për tetë orë, pranë fëmijëve të shkatërruar nga humbja e nënës, përpara se aeroplani të ulej në Frankfurt.

Trupi i saj u mbajt në Gjermani dhe ende nuk është riatdhesuar. Burri dhe dy fëmijët e saj, Nathan dhe Emma, duhej të vazhdonin në Britani pa të.

Një mike e të ndjerës shkroi:

“Helen dhe familja e saj lanë Hong Kong pas më shumë se 15 vitesh, për të nisur një kapitull të ri duke jetuar në shtëpinë e tyre, në Britani.

Ajo ishte e emocionuar, por dhe nervoze për këtë zhvendosje, por mezi priste të shihte familjen, pasi ajo nuk i kishte parë prindërit e saj të moshuar që nga fillimi i pandemisë. Fatkeqësisht, ajo nuk arriti t’i shihte më.”

ME TE LEXUARAT