Tragjike/ Gjendet me barkun e çarë vajza shtatzënë, policia dyshon për një ritual

Bota

Tragjike/ Gjendet me barkun e çarë vajza shtatzënë,

Një grua shtatzanë është gjetur e therur me organet gjenitale të gjymtuara dhe barkun e hapur në Brazil, në atë që policia beson se mund të ketë qenë pjesë e një rituali.

Ohana Karolin, 24 vjeç, nënë e tre fëmijëve nga komuna e Mogi Guacu në shtetin brazilian të Sao Paulo, ishte shtatë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të katërt kur u vra të mërkurën.

Kalimtarët panë kufomën e saj të gjymtuar me barkun e prerë në Portal dos Lagos dhe lajmëruan policinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo është një zonë e cila është e rrethuar nga kisha ungjillore të besimeve të ndryshme.

Nëna kishte veshur vetëm një bluzë dhe oficerët gjetën rreth saj pantallonat e shkurtra dhe një numër monedhash hedhura pranë trupit të saj të gjymtuar, shkruan Daily Mail.

Hetuesit thanë se një "ritual makabër" në të cilin gruaja u "sakrifikua" është një nga linjat e tyre të hetimit.

Një dëshmitar besohet se tha: 

Ajo u takua me disa njerëz. Madje u largova pak nga ajo për shkak të kësaj.

'Por unë nuk e di se çfarë ndodhi. Ajo ishte njeri i mirë. Të gjithë e pëlqenin atë.'

ME TE LEXUARAT