Tragjedia me emigrantë në Kanalin Anglez, flet i mbijetuari: Na goditi një anije!

Bota

Tragjedia me emigrantë në Kanalin Anglez, flet i mbijetuari: Na goditi

Është publikuar fotoja e gomones që u përmbys ditën e djeshme në Kanalin anglez, ku humbën jetën 31 emigrantë që po shkonin në Britani.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail” gomonja në të cilën ishin emigrantët ishte e dobët për të transportuar  një numër të madh njerëzish në një mot të keq.

Gomonja u fotografua nga një kapiten i varkës së shpëtimit, i cili mbërriti për të gjetur trupat që kishin mbetur të vdekur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy të mbijetuar, një irakian dhe një somalez i kanë thënë policisë se gomonja tyre e cila ishte shumë e dobët  u godit nga një anije me kontejnerë, e si pasojë gomonja u shpua, duke marrë jetët e 31 njerëzve.

Pesë persona janë arrestuar në Francë në lidhje me ngjarjen, ndërsa ditën e djeshme kryeministri Britanik, Boris Johnson, u shpreh se do të lëvizin çdo gurë për të shkatërruar bandat që merren me trafikimin e qenieve njerëzore.

ME TE LEXUARAT