Tragjedi në det të hapur, trafikantët hedhin nga varkat emigrantët, 4 viktima
Një tjetër tragjedi me emigrantët që udhëtojnë me varka drejt vendeve të BE-së është regjistruar mëngjesin e së enjtes, këtë herë pranë brigjeve të Spanjës.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se të paktën 4 emigrantë të paligjshëm humbën jetën, pasi skafistët që po i transportonin i hodhën në mes të detit, pranë Kadizit.
Mediat iberike shkruajnë se një motoskaf i shpejtë mbërriti pranë brigjeve spanjolle dhe nga frika se mos pikasej nga policia, drejtuesi i tij i detyroi emigrantët, rreth 30 syresh, që të hidheshin në det.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kjo rezultoi fatale për disa prej tyre që nuk mundën të dilnin në breg, teksa nacionaliteti i tyre ende nuk bëhet me dije.