Tensione në Mesdhe, Anglia “rreshtohet” krah Turqisë, Franca me Greqinë
Turqia është në negociata të ngushta me Britaninë e Madhe për të blerë një numër avionesh ushtarak “Eurofighter” me qëllim balancimin e fuqisë së shtuar të aviacionit grek në Egje pas blerjes së gjuajtësve “Rafale” nga Franca dhe modernizimit të skuadronëve F-16 në nivelin “Viper”.
Mediat raportojnë se Turqia synon 40 avionë Eurofighter nga Britania e Madhe, marrëveshje e cila u than ga burime diplomatike se çoi edhe në anulimin e takimit mes kryeministrave Mitsotakis dhe Sunak.
Madje, situata shkoi deri aty sa u komentua nga palët si një incident diplomatik dhe duket se gjithçka ndodhi duke patur në sfond pikërisht përpjekjet e Turqisë për të blerë 40 avionë nga Britania e Madhe.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë, Greqia ka blerë një sasi të madhe armësh nga Franca gjatë viteve të fundit, si në fuqi ajrore ashtu edhe në atë detare, ndërkohë që turqit kishin mbetur pas për shkak të përjashtimit nga projekti F-35 pas marëveshjeve me rusët si edhe anulimit të avionëve F-16 nga amerikanët.