Të shtëna në plazh, raportohet për një të vdekur e një të plagosur

Bota

Të shtëna në plazh, raportohet për një të vdekur e

Greqi - Te shtena me arme kane ndodhur ne nje zone bregdetare te Greqise.

Informacionet e para flasin për një përplasje të armatosur mes të huajve jashtë një supermarketi ne Greqi.

Një përleshje e armatosur ka ndodhur këtë të premte midis tre kurdëve në bregdetin e Moutsopoulos në Pire.

Një telefonatë është bërë në polici në lidhje me këtë incident.

Si pasojë e ngjarjes së përgjakshme, raportohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur dhe është dërguar me ambulancë në spitalin e Janeos.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar personat në ngjarje.

Shkak e nxjerrjes së armëve ende nuk është zbardhur dhe hetimet vijojnë. Fillimisht u fol për një grabitje, duke qenë se të shtënat u qëlluan jashtë një supermarketi të madh.

ME TE LEXUARAT