Të shtëna me armë dhe shpërthime në Gaza, thyhet armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit

Bota

Të shtëna me armë dhe shpërthime në Gaza, thyhet
Teksa marrëveshja për shtyerjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit me 48 orë ka hyrë në fuqi, të dyja palët gjatë ditës së sotme kanë akuzuar njëra-tjetrën për thyerje të saj.

Ushtria e Izraelit thotë se në orët e fundit tre mjete shpërthyese shpërthyen pranë trupave të saj në dy lokacione në veri të Gazës, gjë që si sipas saj shkel marrëveshjen.

“Një numër ushtarësh u plagosën lehtë gjatë incidenteve,” thanë ata. Hamasi nga krahu tjetër i është përgjigjur pretendimeve të Izraelit për një përplasje në veri të gazës, duke thënë se në terren ka pasur konflikt për shkak të thyerjes së marrëveshjes nga armiku.

Abu Obeida, zëdhënës i Brigadave al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, tha se grupi ishte i përkushtuar ndaj armëpushimit dhe u kërkoi ndërmjetësve të ushtronin presion mbi Izraelin që “të respektojë të gjitha kushtet e armëpushimit në tokë dhe në ajër“.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

 

ME TE LEXUARAT