Të paktën 14 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet ruse në Luhansk dhe Donetsk

Bota

Të paktën 14 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet

Të paktën 14 civilë janë vrarë në rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk gjatë sulmeve masive të kryera nga forcat ruse, sipas një deklaratë të ushtrisë ukrainase, shkruan skynews.

Ndërkohë që janë plagosur 15 persona të tjerë. Në një postim në Facebook, ushtria ukrainase tha se trupat ruse kishin përdorur aeroplanë, raketahedhës, artileri, tanke, mortaja dhe raketa në sulmet e tyre.

Të dy qytetet janë përballur me një breshëri sulmesh që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës tre muaj më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët, një guvernator rajonal njoftoi se forcat ruse kishin marrë kontrollin e tre qyteteve të Donetskut, duke përfshirë Svitlodarsk.

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar sot sulme me raketa ruse në rajonin qendror lindor të Dnipropetrovsk dhe rajonin juglindor të Zaporizhzhia , duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetin e Zaporizhzhia.

Ushtria ruse lëshoi katër raketa lundrimi në Zaporizhzhia të mërkurën, thuhet në një deklaratë nga Këshilli Rajonal i Zaporizhzhia.

Një raketë u rrëzua nga mbrojtja ajrore e qytetit, shtoi ai, raporton CNN.

Në një përditësim, këshilli shtoi se të paktën një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën dhe se 62 ndërtesa u dëmtuan në zonat e banuara të qytetit.

Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, tha se kishte pasur alarme të vazhdueshme nga sulmet ajror gjatë natës.

“Armiku qëlloi tre raketa në Kryvyi Rih këtë mëngjes”, tha Reznichenko.

“Është goditur një ndërmarrje industriale. Ka shkatërrime të rënda. Po shqyrtojmë informacionet për viktimat.”

ME TE LEXUARAT