Takimi i G7, Johnson e Macron: Ka një shans për pikë kthese në luftën e Ukrainës

Bota

Takimi i G7, Johnson e Macron: Ka një shans për pikë kthese

Udhëheqësit britanikë dhe francezë Boris Johnson dhe Emmanuel Macron besojnë se tani është një moment kritik për rrjedhën e mëtejshme të luftës në Ukrainë dhe ka një shans për një pikë kthese.

Kjo ide u shpreh në momentet para nisjes se punimeve te samitit të G7, raporton The Guardian.

Kreu i Downing Street tha se liderët ranë dakord të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në rezistencën e saj ndaj agresionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ata theksuan nevojën për të mbështetur Ukrainën në mënyrë që të forcojë pozicionin e saj si në fushën e betejës ashtu edhe në çdo negociatë të ardhshme," tha zëdhënësi i Londrës.

Sipas gazetarëve, Johnson, në një takim me Macron, paralajmëroi kundër dakordimit për një zgjidhje diplomatike të situatës tani, pasi kjo do të çonte vetëm në "paqëndrueshmëri të zgjatur dhe lojë në duart e Rusisë".

Më herët , Johnson ka deklaruar tashmë se është e papranueshme të negociohet me Putin për momentin.

Johnson beson gjithashtu se Putini dëshiron të "bëjë Grozny" në qytetet e mëdha të Ukrainës dhe nuk i merr seriozisht bisedimet e paqes.

ME TE LEXUARAT