Stuhia e fortë godet Ballkanin, dhjetra persona të bllokuar në Greqi

Bota

Stuhia e fortë godet Ballkanin, dhjetra persona të bllokuar në

Stuhia e dëborës dhe ngricave ka përfshirë jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet fqinje.

Në Greqi situata është më e rëndë. Në Athinë disa akse rrugore dhe zona janë bllokuar si pasojë e motit të keq që ka shkaktuar kaos.

Një prej drejtuesve të makinave që u bllokua për shumë orë si pasojë e stuhisë bëri thirrje për shpëtimin e fëmijëve të bllokuar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Jam me dy fëmijë të mitur, nuk lëvizim dot.

Fatmirësisht një zotëri na solli pak ujë për fëmijët. Ka të moshuar me probleme, askush nuk është paraqitur për të na ndihmuar, asgjë.

Gjeni një mënyrë që zjarrfikësit të paktën të shpëtojnë fëmijët”, tha ai, duke bërë thirrje për ndihmë.


Situata paraqitet e vështirë edhe për orët në vijim, ku stuhia parashikohet që të jetë akoma më e fortë.

ME TE LEXUARAT