Stuhia e dëborës, pezullohen fluturimet në Stamboll

Bota

Stuhia e dëborës, pezullohen fluturimet në Stamboll

Reshjet e dendura të dëborës në Turqi ka bërë që aeroporti i Stambollit të pezullojë fluturimet deri në një njoftim të dytë.

Turkish Airlines u bëri thirrje pasagjerëve të kontrollojnë përditësimet në faqen e saj të internetit për fluturimet nga Aeroporti i Stambollit dhe Aeroporti Sabiha Gökçen i cili po ashtu ndodhet në Stamboll.

Disa avionë u devijuan në aeroporte të tjera. Reshjet e borës ishin më të përqendruara në rajonet qendrore dhe lindore të Turqisë javën e kaluar, por temperaturat ranë ndjeshëm edhe në perëndim dhe veriperëndim të vendit duke filluar nga fundjava.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Stambolli pati reshje të lehta dëbore më 22 janar, por një stuhi e fortë që filloi vonë më 23 janar duke krijuar një situatë problematike.

ME TE LEXUARAT