Stoltenberg 'presion' Serbisë për ushtrinë: Grumbullimi pranë Kosovës, nuk ndihmon
Grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve. Kështu I tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, presidentit Aleksandwr Vuçiç gjatë takimit të zhvilluar me të në Beograd.
“Të dyja palët duhet t’i ulin tensionet dhe të vetëpërmbahen nga veprimet përshkallëzuese”, tha Stoltenberg në një konferencë e përbashkët për shtyp. Serbia i dërgoi forcat e saj pranë kufirit me Kosovën pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, para se t’i tërhiqte pas reagimit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë vizitës në Kosovë një ditë më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi se sulmi i 24 shtatorit është dëshmi që konflikti mund të kthehet sërish në Ballkanin Perëndimor. Ai kërkoi që të ketë pasoja për agresionin në Banjskë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Presidentja Vjosa Osmani kërkoi një anëtarësim të shpejtë në NATO, ndërsa përmendi raste të shumta të kërcënimeve që vijnë nga Serbia.