‘Squid Game’ hyn në histori me suksesin e radhës

Bota

‘Squid Game’ hyn në histori me suksesin e radhës

“Squid Game” sapo bëri histori sërish duke u bërë seriali i parë televiziv në një gjuhë jo angleze, i cili ka marrë një nominim për çmimin e “Screen Actors Guild”. Por është gjithashtu seriali i parë korean që merr këtë nominim.

Seriali me historinë e tij të veçantë dhe personazhet që janë kthyer në më të preferuarit e publikut është i përzgjedhur për ansamblin më të mirë të serialeve dramatike, krahas “The Morning Show”, “Succession”, “The Handmaid’s Tale” dhe “Yellowstone”.

Yjet e “Squid Game”, Lee Jung-jae dhe Jung Ho-yeon, gjithashtu u nominuan për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë në një serial dramatik.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Çmimet SAG, të cilat votohen nga aktorë të tjerë, shihen si pararendësit kryesorë për shfaqjet e mëvonshme të çmimeve.

Seriali korean u nominua dhe fitoi disa çmime edhe në ceremoninë “Golden Globes” disa ditë më parë. Një çmim rrëmbeu dhe aktori O Yeong-su, i njohur si numri 001, si aktori më i mirë në një rol mbështetës.

Pika historike e “Squid Game” vjen tre vjet pasi thrilleri fitues i “Oscar” i Bong Joon-ho, “Parasite”, u bë projekti i parë në gjuhën jo angleze që fitoi një çmim SAG për ansambël filmash.BW

ME TE LEXUARAT